Kendall Jenner merr vëmendje me dukjen teksa del për darkë në West Hollywood

Mediale Vip

Kendall Jenner merr vëmendje me dukjen teksa del për darkë në West Hollywood

Më: 18 prill 2021 Në ora: 11:52
Kendall Jenner

Ajo bëri një paraqitje me stil të shtunën në mbrëmje ndërsa doli për darkë në West Hollywood.

Modelja 25-vjeçare u pa duke arritur në restorantin Craig’s, i cili frekuentohet edhe nga Katy Perry dhe Paris Hilton.

Jenner doli në publik me makinën e saj luksoze veshur me një palë pantallona të zeza me bel të lartë me këpucë ngjyrë bezhë.

Ajo  kombinoi dukjen me një bluzë elegante dy ngjyrëshe bardh dhe zi të cilën e la të zbërthyer duke zbuluar pak nga barku i saj i tonifikuar.

Ylli i KUWTK i mbajti gjërat e domosdoshme në një çantë lëkure të zezë, flokët e saj brune i la të ndara në mes dhe i theksoi tiparet e saj të fytyrës me pak skuqje me ton bukuroshe dhe sasi të shkëlqimit të buzëve.

Image

Para se të hynte në restorant, Kendall u sigurua të mbante një maskë fytyre në mënyrë që t’i përmbahej protokolleve të rrepta të Kalifornisë COVID-19.

Pas ngrënies, Jenner doli nga Craig në shoqërinë e një truproje i cili me mirësjellje mbante xhaketën e saj prej lëkure, si dhe një shishe të saj 818 Tequila, për të.

Duke hequr maskën e saj nga fytyra, modelja me padurim hyri në ulësen e pasme të automjetit të saj me shofer dhe u drejtua për në shtëpi.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat