Ky aksesor i Kim Kardashian kushton sa një vilë!

Mediale Vip

Ky aksesor i Kim Kardashian kushton sa një vilë!

Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:01
Kim Kardashian

Kim Kardashian është tashmë zyrtarisht miliardere! Ylli i televizionit i është bashkuar disa ditë më parë listës së Forbes të miliarderëve të botës. Media e njohur ka raportuar se tashmë pasuria e Kim ka arritur në 1 miliardë dollarë pas suksesit me KKW Beauty dhe Skims. Sipas Forbes, Kim ka fitime edhe ngaKeeping Up With The kardashians, kontrata dhe investime të tjera. Pasuria e saj u shtua pasi ajo shiti 20% të aksioneve të KKW Beauty për 200 milionë dollarë në 2020.

Ylli i reality-showt nisi biznesin me KKW Beauty më 2017 pasi pa suksesin e kompanisë kozmetike të motrës Kylie Jenner, Kylie Cosmetics. Ajo krijoi kompaninë e veshjeve Skims më 2019 dhe vazhdoi me linjat e reja edhe gjatë pandemisë.

Si një milardere që është, e dini sa ka shpenzuar Kim për gjerdanin në qafë që shihni në foton e mësipërme.

Gjerdani i ri me gurë diamanti i ka kushtuar miliarderes 150,000 dollarë, shifër me të cilën mund të blesh një vilë.

5 vjet më parë, Kim premtoi se nuk do të tregonte kurrë më bizhuteritë e saj të vlefshme në rrjetet sociale, pasi u grabit në Paris gjatë javës së modës, në Tetor 2016. Megjithatë, duket se kjo u harrua dhe Kim s’e ka më problem të na i tregojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat