Xhesika Polo dhe Klint Çollaku rrëfehen pse bashkëpunuan për garën te “Kënga magjike”

Mediale Vip

Xhesika Polo dhe Klint Çollaku rrëfehen pse bashkëpunuan për garën te “Kënga magjike”

Më: 18 prill 2021 Në ora: 22:42
Xhesika Polo dhe Klint Çollaku

Këngëtarja Xhesika Polo dhe Klint Çollaku të ftuar në studion e “Why Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati, kanë treguar se pse kanë vendosur të marrin pjesë së bashku te “Kënga Magjike.”  

Xhesika shprehet me shaka se i ka dhënë 10 mijë euro që të bashkëpunonin së bashku, ndërsa Klinti shprehet se vokali është [pika e tyre e fortë dhe kjo është arsyeja që kanë bashkëpunuar në këtë festival.

Është hera e parë që ti Klinti merr pjesë në nëj bashkëpunim. Pse ke zgjedhur Xhesikën?

Klinti Çollaku: “Është e vërtetë, pas shumë lutjesh dhe përgjërimesh…”

Xhesika Polo: “I dhashë 10 mijë euro në dorë, i bleva dhe një shtëpi në Ksamil, i thashë merri.”

Klinti Çollaku: ” Super do ishte por jo nuk ishte kështu. Ne jemi miq prej kohësh, por që e donim këtë bashkëpunim dhe menduam se “Kënga Magjike” ishte vendi i duhur për të shkuar sepse duke e ditur që jemi të dy artistë që pikë të fortë kemi vokalin dhe donim të jepnim diçka artistike menduam që kjo është.”

Xhesika Polo: “Aty s’na i marrin dot riskun.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat