Loredana ua bën kokën lëmsh ndjekësve, poston video me Mozzik në shtëpi

Mediale Vip

Loredana ua bën kokën lëmsh ndjekësve, poston video me Mozzik në shtëpi

Më: 18 prill 2021 Në ora: 22:58
Loredana, Mozzik

Reperja ka postuar një video me reperin Mozzik.

Reperja e njohur shqiptare vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, sidomos në Instagram, shkruan lajmi.net.

Ajo jo rrallë herë ndan imazhe nga jeta e përditshme dhe karriera në llogarinë zyrtare të Instagramit.

Së fundmi ajo ka postuar në Instastory “pa qëllim” një video të Mozzik.

Në videon e publikuar Hana dëgjohet teksa e thërret Mozzikun “babi, babi” dhe Loredana e drejton kamerën nga reperi dhe e largon telefonin menjëherë.

Si duket çifti tashmë janë duke jetuar së bashku dhe sipas shumë aludimeve ata së shpejti do të bëhen edhe me një fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat