E fejuara DMX me tjetër dedikim emocional për reperin e ndjerë

Mediale Vip

E fejuara DMX me tjetër dedikim emocional për reperin e ndjerë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 23:12
DMX dhe e fejuara e tij

E fejuara e reperit dhe aktorit DMX i ka bërë një tjetër dedikim partnerit të saj të ndjerë, një javë pas vdekjes tragjike të tij.

Desiree Lindstrom, e cila është njëherësh nëna e fëmijës së tij të 15-të, ka publikuar një fotografi të vjetër romantike të çiftit, të cilën e ka shoqëruar me një përshkrim emocional.

“Natën e parë kur u takuam dhe më mbajte pranë. E dija se nuk do të lëshoja. Isha humbur në ty dhe asgjë tjetër nuk kishte rëndësi”.

“Miku im më i mirë, zemra ime, dashuria ime… sinqerisht gjithçkaja ime. Të falënderoj për ne. Të falënderoj për ‘Exodus’. Faleminderit Zot për Earl Simmons… Gjithmonë X”, ka shkruar Desiree në Instagram.

Ikona e muzikës hip-hop ndërroi jetë më 9 prill (në moshën 50 vjeçare) nga sulmi në zemër që besohet të jetë qenë pasojë e mbidozës me drogë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat