Historia e tyre bëri bujë në mediat rozë, ç'ka ndodhur sot mes Stiljanos dhe Ersoneldës

Mediale Vip

Historia e tyre bëri bujë në mediat rozë, ç'ka ndodhur sot mes Stiljanos dhe Ersoneldës

Më: 19 prill 2021 Në ora: 08:56
Stiljano dhe Ersonelda

Së fundmi në programin “Dua të të bëj të lumtur” u transmetua historia e ndaluar e dashurisë mes Stiljanos dhe Ersoneldës.

Ata ishin njohur me njëri- tjetrin që në fëmijëri e më pas ishin lidhur, por gjyshërit e Ersoneldës e kishin ndaluar atë që të vazhdonte lidhjen.

Stiljano nuk hoqi dorë nga Ersonelda dhe i propozoi për martesë në emision ndërsa familjarët e saj në prapaskenë, u acaruan dhe tentuan të hynin me dhunë në skenë.

Familjarët u shoqëruan në komisariat ndërsa Ersonelda pranoi propozimin për martesë të Stiljanos.

Ndërsa ditëne djeshme faqja e programit ka bërë të ditur për audiencën se ata janë bashkë dhe shumë të lumtur.

Stiljano falenderoi Arbanën dhe tregoi që nga dita xhirimit të emisionit ata jetojnë bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat