Për herë të parë pas më shumë se 7 dekadash, këtë vit nuk do të ketë portret të ri të mbretëreshës Elizabeth për ditëlindjen e saj

Mediale Vip

Për herë të parë pas më shumë se 7 dekadash, këtë vit nuk do të ketë portret të ri të mbretëreshës Elizabeth për ditëlindjen e saj

Më: 19 prill 2021 Në ora: 14:45
Mbretëresha Elizabeth

Ajo do të festoj ditëlindjen me vetëm familjarët e saj më të afërt.

Këtë javë, mbretëresha Elizabeth do të kaloj ditëlindjen më të vetmuar deri më sot. Pas 7 dekadave me burrin e saj, princin Philip, tani ajo do të festoi ditëlindjen e saj vetëm.

Mbretëresha e vejë do të mbush 95 vjeç të mërkurën, dhe do të festoj ditëlindjen e saj e rrethuar nga pak njerëz të dashur dhe stafi i kështjellës mbretërore.

Çdo vit në ditëlindjen e saj, pallati publikonte një portret të ri të mbretëreshës, por këtë vit, nuk do të ketë portret.

Mungesa e princit Philip është më se e dukshme dhe duket sikur ditët e lumtura të mbretëreshës veçse kanë mbaruar.

Ndërkohë që njerëzve iu është ngrohur zemra kur panë fotografitë e William dhe Harry teksa bisedonin gjatë funeralit të gjyshit të tyre, atyre po iu thyhet zemra për mbretëreshën e vetmuar.

Anglezët gjithashtu janë shqetësuar shumë se si do të ndikoj për mbretëreshën përçarja e familjes që është shkaktuar nga largimi i Harry dhe Meghan.

Teksa të gjithë kanë urime për shëndet dhe jetë për mbretëreshën, ajo po që nuk duket të jetë entuziaste ndaj asgjë tani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat