Don Xhoni feston 1 vjetorin e karrierës me shumë premtime për fansat

Mediale Vip

Don Xhoni feston 1 vjetorin e karrierës me shumë premtime për fansat

Më: 19 prill 2021 Në ora: 20:25
Don Xhoni

Reperi i njohur sot feston 1 vjetorin e karrierës.

Ai është një ndër reperët më me zë të momentit, i cili ka arritur sukses të madh brenda një kohe të shkurtër.

Don Xhoni ka qenë mjaft aktiv më projekte të reja muzikore,  teksa këto të fundit janë bërë edhe virale në rrjete sociale.

Ai sot po feston 1 vjetorin e fillimit të karrierës muzikore, Don Xhoni me këtë rast ka shkruar një mesazh të gjatë për gjithë fansat e jo vetëm. Ai u shpreh se ky vit ishte mjaft i vështirë si për atë dhe për të gjithë kolegët e tij por kjo nuk e ndaloi të arrinte aty ku deshi.

“Sot eshte ni dite e madhe per mu, eshte 1 vjetori (19 Prill 2020) kur karriera jem e mori drejtimin e duhur t’asaj qe une kom punu me vjet me arrit te kjo dite.

Jom shume i lumtur qe po e shoh progresin tem kaq t’shpejt qe e kom bo pergjate ketij viti te pare t’karrieres tem, ani pse ka qene dhe vazhdon t’jete ni kohe shume e rende per industrine e muzikes (dhe shume industri tjera patjeter) per shkak te pandemise, une prap motivin edhe vullnetin n’pune e kom komplet njejte, asnihere si kom kalkulu t’hyrat qe i kom hup vazhdimisht tu nxjerr kaq shume projekte qe ne nji situate normale kishin me u shpagu shumefish.

Faleminderit Zot qe ma ke jep mundesine me tregu ata qe di me bo ma s’miri, faleminderit krejt juve qe po m’jepni arsyeje pse duhna me bo muzike t’mire edhe pse mos mu nal asnihere..

Eshte pak e pabesueshme qysh per 1 vjet kom mrri me kane n’kete pozicion, por une po ju thom qe edhe pse ka ndodh kaq shpejt, s’kom perdor kurfar ‘ashensori’, kom mrri me ‘shkalle’ ktu edhe me hapa stabil, tjeret munden me e pa si kulminacionin e karrieres tem, po per mu eshte veç fillimi edhe padyshim ma e vogla prej asaj çka une muj me dhane, kto qe i kom nxjerr jone ni numer shume i vogel prej numrit qe kom prodhu pergjate ketij viti, e mos ta menoj fare t’asaj ça kom n’menje.

Kshtu qe rrini gati, kom me jep shume, nuk kom mu ndiku n’asnji faktor qe me e ndal prodhimin e muzikes, pa marr parasysh situates, ju keni me vazhdu me ni shume sene, e sa i perket kesaj industrie t’flliqt e plote njerzve qe jane t’involvum ktu, Xhonin e mahalles kurr s’keni me flliq.

BIG DON XHONI UN JU DUA JU E DINI HEHE”, shkroi Don Xhoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat