Eni Vasili zbulon si do të quhen vajzat binjake

Mediale Vip

Eni Vasili zbulon si do të quhen vajzat binjake

Më: 20 prill 2021 Në ora: 06:28
Eni Vasili

Në muajin e gjashtë të shtatzënisë, Eni Vasili ka zbuluar edhe si do të quhen vajzat binjake. Nga anija e Piter Panit, mbrëmjen e kësaj të hëne, Eni nuk refuzoi pas pyetjes së Alketës. Së bashku me Armandin, bashkëshortin e saj, prindërit e ardhshëm i kanë vendosur edhe emrat e dy vogëlusheve që do të vijnë në jetë së shpejti.

“Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat” – tha Eni duke shtuar se nuk mund të mos i zbulonte pikërisht para fëmijëve, të cilët ajo i konsideron edhe me fat për pritjen e ëmbël.

“Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armbandit dhe Nikol nga babai im” – tha moderatorja e "Open".

Kështu, duke zgjedhur secili nga një emër, dy prindërit e ardhshëm do të kenë bekimin edhe të të afërmve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat