Rrëfimi i ish Miss Italia-s: “Shëmtoja veten që të më pranonin”!

Mediale Vip

Rrëfimi i ish Miss Italia-s: “Shëmtoja veten që të më pranonin”!

Më: 20 prill 2021 Në ora: 17:58
Daniella Ferolla

Nga Miss Italia, Daniella Ferolla është shndërruar në një “Green Lady”, një ambjentaliste që nuk e pati të lehtë këtë transformim.

Bukuroshja italiane rrëfen se kur fitoi konkursin në 2001-shin, roli i femrës ishte shumë i ndryshëm nga ai që është sot.

“Nëse ishe e bukur, atëherë duhet të kënaqeshe duke bërë statujën. Vetëm për aq vleje, ishe thjesht një zbukurim”, shprehet ajo për Corriere della Sera.

E diplomuar për Shkenca Komunikimi, Ferolla rrëfeu se çfarë vështirësish kishte hasur prej bukurisë së saj.

“Në fillim, m`u duk të shëmtoja veten për të qenë më e besueshme dhe e pranuar nga ana ata që më ofronin punë. Vishja gjithmonë rroba më të mëdha që të mos nxirrja në pah linjat. Pastaj, dikush më tregoi se nuk kisha përse turpërohesha për faktin që kisha këmbë të bukura”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat