Pas suksesit me “Freestyle”, Noizy nis punën për këngën e re

Mediale Vip

Pas suksesit me “Freestyle”, Noizy nis punën për këngën e re

Më: 20 prill 2021 Në ora: 19:03
Noizy

Noizy së shpejti vjen me një projekt të ri muzikor.

Reperi Noizy ka pak ditë që publikoi projektin “Freestyle”, pjesë e albumit të tij të ri me titull “Vaksina”.

Ai këto ditë po shijon suksesin e kësaj kënge, por nuk e ka ndalur punën për këngët e reja, teksa ndau me ndjekësit pamje nga studio muzikore.

Artisti nuk ka preferuar të japë detaje rreth asaj kënge.

Projekti i fundit i Noizyt përmbante edhe ‘thumba’ për artistët e tjerë, andaj fansat e tij e pritën mirë këtë këngë.

Ndryshe, me “Freestyle”, Noizy ka marrë deri tani mbi 1.6 milion klikime në kanalin YouTube. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat