Dakota Johnson u zgjodh për filmin e ri të Netflix

Mediale Vip

Dakota Johnson u zgjodh për filmin e ri të Netflix

Më: 20 prill 2021 Në ora: 19:42
Dakota Johnson

Dakota Johnson është caktuar të luajë në filmin e ri të Netflix, Persuasion, i cili është një përshtatje e romanit të famshëm të Jane Austen.

Regjisorja e Broadway, Carrie Cracknell, do të bëjë debutimin e saj në filmin e metrazhit të gjatë, shkruan Variety. Nuk është zbuluar ende asnjë datë publikimi.

Filmi do të përqendrohet në “Anne Elliot”, një grua kokëfortë që jeton me familjen e saj snobe në prag të falimentimit.

E pamartuar dhe 27-vjeçare, Anne rilidhet me një burrë që dikur iu deshtë ta refuzonte dhe tani përballet me një shans të dytë në dashuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat