Mia-n mund ta njihni si aktore, por jo si vajzën ‘e fshehtë’ të Kate Winslet

Mediale Vip

Mia-n mund ta njihni si aktore, por jo si vajzën ‘e fshehtë’ të Kate Winslet

Më: 20 prill 2021 Në ora: 20:25
Mia Threapleton

Vajza e Kate Winslet është duke ndjekur në heshtje hapat e mamasë së saj.

Winslet, sot në 45-vjeçare, zbuloi që vajza e saj 20-vjeçare, Mia Threapleton do të fillojë akrtimin, pa e vërejtur askush pasi ajo ka një mbiemër tjetër. Winslet ndan Threapleton me ish-partnerin, Jim Threapleton.

“Ajo është 20 vjeç dhe aktron,” tha Winslet, për Lorraine Kelly në intervistën e saj së fundmi. “Ajo është larguar tani në Republikën Çeke për të filluar një serial televiziv atje.”

“Unë e dija se do të vinte kjo ditë, gjithmonë dyshoja,” tha Winslet për Threapleton e cila është duke ndjekur hapat e saj.

Me një mbiemër tjetër, Winslet tha se lidhja Holliwood-iane e Threapleton ishte e pazbuluar dhe ajo mori rolin e saj të parë pa ndonjë mbështetje.

Threapleton së fundmi luajti në filmin 2020-ës, Shadows.

“Ajo që është e shkëlqyeshme për të është se ajo ka një mbiemër tjetër, kështu që ajo ra ‘nën radar’ dhe njerëzit që e zgjodhën nuk e dinin se ajo ishte vajza ime dhe kjo ishte e rëndësishme për vetëvlerësimin e saj, natyrisht”, shtoi Winslet.

Winslet ishte e martuar me babanë e Threapleton nga 1998 në 2001-shin dhe më vonë u martua me  Sam Mendes në 2003. Ajo mirëpriti djalin Joe, tani 17 vjeç, të njëjtin vit para se të ndahej nga Mendes në 2011. Winslet tani është e martuar me Edward Abel Smith, me të cilin ajo ndan djalin Bear, 7 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat