Nuk na kishin thënë asgjë, çifti i njohur i aktorëve bëhen prindër për herë të parë

Mediale Vip

Nuk na kishin thënë asgjë, çifti i njohur i aktorëve bëhen prindër për herë të parë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 23:53
Brant dhe Kim Daugherty

Çifti i aktorëve, Brant dhe Kim Daugherty janë bërë prindër për herë të parë me një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Wilder David.

Dyshja lidhën kurorë në qershor të 2019-ës dhe së funmdi ata dhanë më shumë detaje për revistën People, duke zbuluar se vogëlushi erdhi në jetë më 24 Mars.

“Ishte një ndjenjë magjike, duke ditur se krijuam një jetë. Ne vazhdojmë të themi. Jemi kaq të fiksuar dhe të dashuruar me të. Ai është thjesht më i miri.”, u shpreh çifti.

Ata zbuluan më tej dhe arsyen pse i vendosën vogëlushit këtë emër.

“Ne gjithmonë e dinim që emri i tij i mesëm do të ishte David pas babait të Brant, por zgjedhja e një emri ishte ndoshta pjesa më stresuese për ne. Wilder ishte në krye të dy listave me emra që kishim.”, tha Kim.

Nga ana tjetër, Brant tregoi se i dhuroi së shoqes një palë vathë me diamant dhe platin.

“Ajo mori kaq shumë vendime të vështira për t’u kujdesur për djalin tonë dhe e vuri të parin çdo herë. Nuk mund të kërkoja një nënë më të mirë për djalin tonë. Është aq e vëmendshme, e durueshme dhe e dashur. Duke parë hapin e saj drejt mëmësisë më bëri të jem dhe më i dashuruar më të”, rrëfeu aktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat