U arrestua para disa muajsh, lirohet nga burgu reperi i njohur

Mediale Vip

U arrestua para disa muajsh, lirohet nga burgu reperi i njohur

Më: 20 prill 2021 Në ora: 23:55
Blleki

Reperi i njohur shqiptar, Blleki prej më shumë se katër muajsh u zhduk nga jeta publike dhe gjatë kësaj kohë nuk postoi asgjë në rrjetet sociale.

Më herët u tha se ai u arrestua nga policia për posedim të substancave narkotike.

Mesa duket ai e ka fituar lirinë pasi këtë e ka lënë të kuptohet përmes rrjeteve sociale ku ka postuar pas daljes nga burgu, ku qëndroi për disa muaj. Këtë radhë ka sqaruar edhe raportin me PINT pas fshirjes së disa projekteve të tij nga kanali zyrtar i label-it.

Nga ana tjetër nuk dihet nëse i ka lënë prapa tërësisht problemet me drejtësinë.

Kujtojmë se reperi është përfolur në vitin 2019 për një marrëdhënie më tepër sesa shoqërore me kushërirën e Nora Istrefit.

 

Besa Istrefi nuk u ndikua aspak nga lajmi për divorcin e kësaj të fundit, përkundrazi, ka dashur të ngacmojë fansat me postimin që më pas e ka fshirë.

Ajo ka publikuar një foto me reperin, teksa shihen nga pas duke parë perëndimin. Burime për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije asokohe se ata po i kaluan pushimet bashkë.

E pyetur për Bllekin, Besa mohoi gjithçka pak muaj më parë, duke thënë se:

“Kjo nuk është e vërtetë. Bllekin e kam shok dhe asgjë më tepër. Nuk jam në lidhje me askënd. E gjitha po bëhet për klikime”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat