Meda publikon një pjesë të këngës “Jeta e natës”

Mediale Vip

Meda publikon një pjesë të këngës “Jeta e natës”

Më: 21 prill 2021 Në ora: 10:54
Meda

Meda së shpejti vjen me këngë të re.

Këngëtari Meda është ndër artistët më aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat priten shumë mirë në publik.

Ai me anë të një videoje të shkurtër ka paralajmëruar një tjetër projekt, i cili kësaj radhe është i zhanrit baladë.

“Jeta e natës”, titullohet kënga e re e Medës, i cili me anë të një videoje të shkurtër zbuloi disa sekuenca të saj.

Ai ka bashkëpunuar me Emra Com, ndërsa datën e publikimit të këngës ende nuk e ka bërë të ditur.

Ndryshe, “Oj shoqni”, mbetet projekti i fundit muzikor i këtij këngëtari, që e publikoi në nëntor të vitit të kaluar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Meda (@mehdin_pergjecaj)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat