Melisa e merr seriozisht muzikën, paralajmëron këngën e re

Mediale Vip

Melisa e merr seriozisht muzikën, paralajmëron këngën e re

Më: 21 prill 2021 Në ora: 15:59
Melisa Lleshi

Melisa po vjen me këngë të re.

Melisa Lleshi u bë e famshme nga pjesëmarrja në emisionin e dashurisë “Përputhen”, ndërsa para pak kohe debutoi në muzikë.

“U kry”, titullohet kënga e parë e saj, e cila është pëlqyer nga publiku, ndërsa ajo nuk u ndal me kaq dhe paralajmëroi këngën e re.

Melisa fillimisht publikoi pamje nga studio muzikore, ku tregoi se po përgatit këngën e re me Unix Music, kurse më pastaj ndau foto nga videoklipi.

“E ti a mdon A?”, shkruan Melisa, duke etiketuar si bashkëpunëtorë Irkenc Hykën, Mixey dhe Imagine Films.

Kujtojmë se kënga e parë e ish-konkurrentes së “Përputhen” numëron mbi pesë milionë klikime në kanalin YouTube. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat