​Dakota Johnson së shpejti do të luajë në adaptimin e Netflix të librit të Jane Austen

Mediale Vip

​Dakota Johnson së shpejti do të luajë në adaptimin e Netflix të librit të Jane Austen

Më: 21 prill 2021 Në ora: 19:47
Dakota Johnson

Aktorja amerikane Dakota Johnson do të luajë rolin kryesor në përshtatjen e Netflix të librit “Persuasion” nga Jane Austen, shkruan Variety.

Filmi do të xhirohet nën drejtimin e Carrie Cracknell dhe do të jetë debutimi i saj me metrazh të gjatë si regjisore, dhe skenari për filmin u adaptua nga Ron Bass dhe Alice Victoria Winslow.

Libri flet për 27-vjeçaren Anne Elliot, një grua kokëfortë e cila jeton në prag të falimentimit me anëtarët e familjes së saj snobiste.

Historia ndjek lidhjen e saj romantike me oficerin e marinës, Frederick Wenworth me të cilin ajo ishte fejuar për fat të mirë derisa shoku i Lady Russel e bindi që ai ishte "i padenjë" për dashurinë e saj. Pas tetë vjetësh Frederick kthehet si një kapiten i pasur i marinës dhe Anne merr një shans të dytë në dashuri.

" Persuasion" është libri i fundit i botuar nga shkrimtarja e famshme para vdekjes së saj në vitin 1817 dhe tashmë është përshtatur për t’u shfaqur në ekranet e vogla dhe të mëdha. Njëri prej tyre është një film televiziv nga 2007 në të cilin personazhi kryesor luhet nga aktorja britanike Sally Hawkins.

Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në muajin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat