Ja shumat marramendëse që fituan aktorët e ‘Game of Thrones

Mediale Vip

Ja shumat marramendëse që fituan aktorët e ‘Game of Thrones

Më: 21 prill 2021 Në ora: 19:48
Aktorët e ‘Game of Thrones

Seriali i famshëm “Games of Thrones” ka sjellë mjaft të ardhura për aktorët dhe protagonistët e saj.

Ky serial ka thyer rekorde anë e kënd globit dhe është shndërruar në serialin më të vlerësuar të “HBO”.

Yjet e “Game of Thrones”, kanë grumbulluar shuma marramendëse, ku listën e kryeson Sean Bean.

Gwendoline Christie – 4,4 milionë euro

Maisie Williams – 5,1 milionë euro

Natalie Dormer – 5,1 milionë euro

Sophie Turner 25 – 6,7 milionë euro

Alfie Allen – 6,7 milionë euro

Lena Headey – 7,5 milionë euro

Kit Harington – 10 milionë euro

Emilia Clarke – 10,9 milionë euro

Jason Momoa – 11,8 milionë euro

Peter Dinklage – 12,6 milionë euro

Nikolaj Coster-Waldau – 13,4 milionë euro

Sean Bean – 22,7 milionë euro.

Kujtojmë se vazhdimësia e “Game of Thrones”, do të nisë xhirimet së shpejti. Ndaj ka mbetur vetëm pak për të pritur!

Njoftimi u dha nga shefi i përmbajtjes së HBO dhe HBO Max, Casey Bloys gjatë një paneli TCA. Televizioni ka blerë 10 episode të “Spinoff”.

Në serial do të përshkruhen tregimet e mbretërve “Targaryen” që kishin sunduar prej kohësh në “Westeros”.

Rrjeti ka njoftuar më parë se seriali është vendosur 300 vjet para ngjarjeve të Game of Thrones dhe skicon historinë e “House Targaryen”.

Detajet në lidhje me shfaqjen mbeten një sekret, ndërsa është bërë e ditur se aktori britanik Paddy Considine do të interpretojë mbretin Viserys Targaryen në sezonin 10-episodësh.

Emma D’Arcy luan si trashëgimtare e mbretit ndërsa Olivia Cooke është gruaja e dytë e mbretit, mbretëresha Alicent Hightower.

Matt Smith është zgjedhur si Princi Daemon Targaryen, xhaxhai i Rhaenyra, ndërsa pjesa e Aegon II Targaryen, gjysmë vëllai i ri i Princeshës Rhaenyra, ende nuk është plotësuar.

Fansat e “GOT” mezi po presin rinisjen e serialit më të famshëm të momentit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat