Gjatë martesës 73-vjeçare, Princi Philip kishte vetëm një pakënaqësi ndaj Mbretëreshës Elizabeth

Mediale Vip

Gjatë martesës 73-vjeçare, Princi Philip kishte vetëm një pakënaqësi ndaj Mbretëreshës Elizabeth

Më: 22 prill 2021 Në ora: 00:38
Princi Philip, Mbretëresha Elizabeth II.

Gjatë martesës së tyre 73-vjeçare, Princi Filip kishte vetëm ‘një ankesë’ në lidhje me Mbretëreshën Elizabeth II.

Sipas biografit të tij, Gyles Brandreth, Duka i Edinburgut ishte shprehur se ajo kalonte shumë kohë në telefon.

“Ai më tha, Zot, ajo kurrë nuk e lë telefonin. Asnjëherë nuk i pushon telefoni. Me kë po flet?”, kujtoi Brandreth.

“Ishte hera e vetme që ai u ankua ndonjëherë për mbretëreshën. E gjithë jeta e tij ishte në përkrahje të mbretëreshës”, shtoi biografi.

Pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën e fundit ditë më parë Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në funeralin e tij ishte e pranishme Mbretëresha Elizabeth, së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, Ëilliam dhe Harry etj. Gjatë ceremonisë mbretëresha u shfaq mjaft e prekur, duke qenë se mbi 70 vite të jetës së saj i kaloi e martuar me Princin Philip.

Për t’i thënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të saj, Mbretëresha Elizabeth la dhe një shënim mbi arkivolin e të ndjerit. Shënimi u kap nga disa fotografë dhe në të dallohej se ishte shkruar “Të dua” dhe “Lilibet”.

Ditën e sotme, pas 73 vitesh së bashku, Mbretëresha Elizabeth festoi për herë të parë ditëlindjen e saj pa bashkëshortin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat