Cricket dhe Muma sjellin këngën e re “Pa ty”

Mediale Vip

Cricket dhe Muma sjellin këngën e re “Pa ty”

Më: 22 prill 2021 Në ora: 08:31
Cricket dhe Muma

Producenti i njohur shqiptar, Cricket, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Pa ty” mban titullin kënga, për të cilën ka bashkuar forcat me artistin nga Shqipëria Endrit Mumajesi, të njohur si Muma.

Tekstin dhe vijën melodike e ka realizuar vet Muma, kurse për muzikën është përkujdesur Cricket.

Ky i fundit ka bërë edhe producimin e projektit, i cili tashmë gjendet i plotë në platformën YouTube.

Reagimet e para rreth këngës kanë qenë mjaft pozitive, madje është shpërndarë gjithandej rrjeteve sociale vetëm pak orë pas lansimit.

Donat Prelvukaj (emri i vërtetë i Cricket) viteve të fundit ka zënë një vend të veçantë në estradën shqiptare duke sjellë hite të mëdha.

Krahas kësaj, ai qëndron prapa shumë projekteve muzikore duke përfshirë këtu edhe të reperes Tayna. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat