Princi Charles dhe William refuzuan të kishin një bisedë private me Harry-n për këtë arsye

Mediale Vip

Princi Charles dhe William refuzuan të kishin një bisedë private me Harry-n për këtë arsye

Më: 22 prill 2021 Në ora: 19:02
Princi Charles

Princi Harry do kthehet në shtëpinë e tij në SHBA pa biseduar vetëm për vetëm me babanë dhe vëllain e tij, sepse asnjëri nuk i beson aq sa të flasë vetëm me të, thanë burime për Page Six.

Burimet thanë gjithashtu se i vetmi takim mes Harry-t, Princit William dhe babait të tyre, Princit Charles, ishte një "bisedë në ajër" në shtëpinë e Harry-t në Mbretërinë e Bashkuar, Frogmore Cottage, pas varrimit të Princit Philip të shtunën.

Charles dhe William mund të pranonin të flisnin me Harry-n vetëm nëse do të kishte dëshmitarë të bisedës, sepse ata kishin frikë se informacionet mund të transmetoheshin gabim nga kampi i Harry-t, thanë burimet. Kur Charles dhe William kontaktuan Harry-n muajin e kaluar, pas intervistës bombë që ai dhe gruaja Meghan Markle i dhanë Oprah Winfrey-t, lajmi u raportua shpejt nga gazetarja Gayle King - e cila zbuloi se bisedimet nuk ishin “produktive”. 

Biseda e së shtunës nuk rregulloi plotësisht asnjë krisje në familjen e mbretërore.

“Ata po mbrojnë njëri-tjetrin. Askush nuk dëshiron që asgjë private të raportohet tek askush. Askush nuk dëshiron që asgjë të dalë jashtë”, -tha një burim mbretëror. "Dhe askush nuk mund të pretendojë se e di se çfarë u tha të shtunën - ishte thjesht familja e ngushtë pas funeralit."

Harry qëndroi për pak ditë në Mbretërinë e Bashkuar, për të qënë pranë gjyshes së tij, Mbretëreshës Elizabeth, për 95-vjetorin e saj sot, më 21 prill, edhe pse festimet janë anuluar.

Princi Harry dhe vëllai i tij i madh, Princi William, pritet të ribashkohen përsëri për zbulimin e statujës së nënës së tyre të ndjerë, Princeshës Diana, në Pallatin Kensington këtë verë. Statuja do të instalohet në Kopshtin e Pallatit Kensington më 1 korrik 2021, për të shënuar ditëlindjen e 60-të e Dianës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat