Loredana sërish me ndryshim në dukje, kësaj radhe vë në dukje tiparet e bukurisë

Mediale Vip

Loredana sërish me ndryshim në dukje, kësaj radhe vë në dukje tiparet e bukurisë

Më: 23 prill 2021 Në ora: 17:35
Loredana

Loredana, një ndër rep-artistet shqiptare, është duke bërë bujë me postimet nga përditshmëria.

Derisa me projekte muzikore është pak më pasive, të njëjtën nuk e ka bërë me shpërndarjen e momenteve të ndryshme në rrjete sociale.

Kështu, në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja ka vënë në fokus ndryshimin e radhës që ka bërë në dukje.

Lori është bërë sërish brune, por ajo që u vërejt më shumë në imazhe ishin tiparet e bukurisë së saj.

Flokët i kishte të lakuara e të lënë të lira mbi supe, kurse për makijazh zgjodhi nuanca më të errëta.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Loredana (@loredana)

Postimi mori me mijëra pëlqime dhe komente, duke përshkruar se sa e mrekullueshme dukej reperja. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat