“Ky do më çmendë, por…”, Olta Gixhari rrëfen momentin e parë kur kuptoi se kishte rënë në dashuri

Mediale Vip

“Ky do më çmendë, por…”, Olta Gixhari rrëfen momentin e parë kur kuptoi se kishte rënë në dashuri

Më: 25 prill 2021 Në ora: 06:59
Olta Gixhari

Olta Gixhari ka zbuluar shumë nga detajet që mund t’ju kenë shkuar në mendje dhe keni qenë kuriozë t’i dini.

E kjo sepse ajo është përpjekur që jetën private ta mbajë sa më larg vëmendjes së mediave. Megjithatë me çiltërsinë që e karakterizon, Olta në një intervistë ekskluzive për “Revista Who”, aktorja seksi e ekranit, ka treguar se si ra në dashuri dhe kur e kuptoi këtë moment.

“Në Madrid, për Krishtlindje, aty jemi takuar. Por njiheshim, nuk ishte dikush që doli nga hiçi. Diku ishim parë e takuar nëpër Tiranë, por ishte nga ato njohjet e përcipta. Nuk është se e kisha qejf dhe nuk di nëse më kishte, thjesht nuk kam pasur asnjë një mendim për të. Atë ditë që e pashë, fjalia e parë që i kam thënë ka qenë: Sa i bukur qenke bërë ti… dhe ai qeshi. Unë nuk kam thënë si të tjerët: “Ky është burri im”, sapo e pashë. Kam thënë “ky do më çmendë, por nuk do rrijë kurrë me mua”. Nuk e di pse më jepte idenë që donte një partnere shumë të qetë, shumë të urtë, të parashikueshme, ngaqë ai vetë është shumë i qetë. Isha e sigurt që me një tip si unë do mërzitet dhe do ikë për dy ditë (qesh). Madje, madje kam qenë me një mikeshën time dhe i thashë asaj: Ky ka shumë mundësi të të pëlqejë ty, jo mua”, ka treguar Olta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat