Enca: Do të shkojë sërish së shpejti në Dubai

Mediale Vip

Enca: Do të shkojë sërish së shpejti në Dubai

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:23
Enca Haxhia

Ajo ka qenë duke shijuar disa ditë të mira jo-produktive në Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht në vendin luksoz Dubai.

Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila duket të ketë kaluar një kohë të mirë atje.

Pak pas rikthimit, 25 vjeçarja ka bërë një postim në rrjete sociale duke treguar se do të shkojë sërish shumë shpejt.

“Do të shkojë shumë shpejt sërish në Dubai”, kanë qenë fjalët e Encës.

Image

Krijuesja e hitit “Bow Down” siç bën të ditur Dubai i ka lënë mbresa të mëdha dhe këtë e ka potencuar disa herë.

Krahas Encës, pushimet në Dubai këtë kohë i kanë kaluar edhe shumë yje nga Kosova për t’iu ikur izolimit dyjavor që u bë nga Qeveria për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Sidoqoftë, Haxhia po punon edhe në projekte të reja muzikore që do të lansohen në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat