Dua Lipa performon sonte në ndejën para akademisë “Oscars”

Mediale Vip

Dua Lipa performon sonte në ndejën para akademisë “Oscars”

Më: 25 prill 2021 Në ora: 13:54
Dua Lipa

Dua Lipa do të jetë sonte një prej të ftuarve kryesor të ikonës së muzikës, Elton John, në ndejën e organizuar nga ai para zhvillimit të ceremonisë së çmimeve prestigjioze “Oscars”.

Elton John, përmes fondacionit të tij ka mbledhur disa artistë të famshëm për të performuar ndërkohë që të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë për të luftuar sëmundjen e Sidës.

“Jeni të ftuar në ndejën e çmimeve të Akademisë për të ndihmuar Fondacionin kundër Sidës të Elton Johnit. Përdorni kodin DUA 80 për një zbritje 80 %”, ka shkruar Dua në Facebook.

Sonte në orët e vona të mbrëmjes zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve për film “Oscars” me disa ndryshime për shkak të pandemisë me koronavirus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat