Hailey Bieber frymëzohet nga këngëtarja e famshme për stilin e saj të veçantë

Mediale Vip

Hailey Bieber frymëzohet nga këngëtarja e famshme për stilin e saj të veçantë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 00:55
Hailey Bieber

Edhe nëse del para tapetit të kuq, ose për një shëtitje, Hailey Bieber nuk zhgënjen kurrë me stilin e saj. Ajo është padyshim një nga vajzat më me stil dhe një pjesë e meritës i takon edhe personave që merret me këtë pjesë. Stilistja e saj Maeve Reilly, që punon vazhdimisht me modelen 24-vjeçare dhe shumë yje të tjerë, ka treguar se si e bën përzgjedhjen e veshjeve me Hailey-n dhe çfarë ndikimi ka Justin Bieber tek ajo.

“Ne inspirohemi të dyja nga Rihanna, gjithmonë. Rosie Huntington Whiteley është një shembull perfekt i një gruaje klasike të sofistikuar. Dikush si Christine Centresa, që është shumë bazike”, është shprehur stilistja. Ajo ka shtuar se me Hailey-n kthehen shpesh pas në kohë dhe më së shumti janë të fokusuara tek stili i viteve ’90.

Stilistja ka treguar se Hailey është shumë bashkëpunuese dhe një pjesë të veshjeve të saj i rregullon vetë, duke qenë se ka shumë shije. Ndërsa sa i përket Justin ajo është shprehur:

“Mendoj se ai pëlqen gjithçka. Nuk ka gjë që më pëlqen më shumë se sa kur ajo ecën në dhomë dhe ai e mbulon me komplimente se sa bukur duket. E njëjta gjë ndodh me Ciara-n. Kur Russell Wilson vjen në dhomë dhe thotë ‘Wow’, nuk ka gjë më të mirë për një grua se sa të dëgjoj këtë gjë nga bashkëshorti i saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat