I bëri të gjithë të qeshnin, vdes komediani i njohur

Mediale Vip

I bëri të gjithë të qeshnin, vdes komediani i njohur

Më: 29 prill 2021 Në ora: 10:44
Juan Joya Borja

Juan Joya Borja i njohur si “The Giggles” ka ndërruar jetë.

Ai u bë i njohur përmes një meme që ndante gëzim.

Sipas gazetave spanjolle, ai ishte shtruar në spital në vitin 2020 dhe ka vdekur pas një sëmundje të gjatë.

Në platformën amerikane për videostream, ai njihej për të qeshurën e tij të veçantë, ku buzëqeshte “me fundin e barkut” është emërtuar “KEKË” dhe përdoret nga shumëkush si një meme.

Kjo video ka dal nga intervista e tij në vitin 2007, kur po e tregonte një anekdotë për ditën e parë të punës në një restorant. Ai buzëqeshte teksa tregonte se si tavat që u ishin shërbyer mysafirëve gjatë natës i kishte futur në det për t’u pastruar deri në mëngjes.

Në mëngjes kur kishte shkuar buzë detit për t’i marrë e kishte gjetur vetëm një nga 20 sa i kishte lënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat