Pas lindjes dhe gjidhënies, këto foto tregojnë se Arbana Osmani ia ka dalë të ketë një bark të sheshtë

Mediale Vip

Pas lindjes dhe gjidhënies, këto foto tregojnë se Arbana Osmani ia ka dalë të ketë një bark të sheshtë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 18:40
Arbana Osmani

Pas lindjes së fëmijës dhe periudhës së gjidhënies, nënat pësojnë ndryshime në trup, duke nisur nga shtimi i peshës dhe problemet e lëkurës. Shpeshherë kur shohim personazhe të njohura të ekranit, që pas lindjes duken në formë perfekte, na duket e pabesueshme.

Nuk duhet të harrojmë që e gjitha është çështje genesh dhe zgjedhjesh. Ti mund të zgjedhësh të kesh ose jo një stil jete të shëndetshme.

Arbana Osmani së fundmi, rreth 5 muaj pas lindjes, me një postim në Instagram na tregoi se është në një formë mjaft të mirë trupore, kjo si rezultat i aktivitetit fizik dhe kujdesit ndaj ushqyerjes.

"Gjatë gjithë kësaj kohe, për herë të parë në jetën time të jem e sinqertë, jam kujdesur të konsumoj çdo ditë nga 2l ujë (shtatëzania, gjidhënia) por sot trajnerja ime me tha që në fakt me rritjen e temperaturave dhe shtimin e aktivitetit fizik e mira ështe të pish 3L", -shkruan ndër të tjera Arbana.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat