Sara bëhet xheloze për takimin e Sindit me Geljanin dhe merr vendimin e papritur

Mediale Vip

Sara bëhet xheloze për takimin e Sindit me Geljanin dhe merr vendimin e papritur

Më: 29 prill 2021 Në ora: 20:09
Sindi, Geljani, Sara

Ditën e sotme në “Për’puthen” u transmetua takimi i parë i Sindit dhe Glejanit. Të dy ata u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe nuk munguan bisedat e ngrohta, kërcimi dhe përqafimet. Gjatë kërcimit ata të dy u afruan akoma më shumë dhe në një moment u duk se do i jepnin një puthje në buzë njëri-tjetrit, por nuk ndodhi.

Ky takim “çmendi” Sarën, e cila u shpreh shumë xheloze për mënyrën se si Geljani u soll me Sindin në takim. Madje ajo nuk nguroi të ironizonte Sindin, duke pyetur Geljanin “Pse nuk e puthe se u lodh e shkreta?”. Por Sindi iu përgjigj duke thënë se nuk e lejoi ajo që të bëhej puthja.

Më pas situata ndryshoi dhe ishte Sindi ajo që shfaqi shenja xhelozie. Sara ftoi Geljanin për një takim 4 minutash dhe ai pranoi. Për këtë arsye Sindi refuzoi që të transmetohej pjesa e fundit e takimit me Geljanin, duke u shprehur se ai nuk e respektoi përderisa pranoi që të bënte takimin me Sarën.

Megjithatë takimi 4 minutash mes tyre ndodhi dhe madje Sara bëri një deklaratë shumë të fortë. Ajo u deklarua vetëm për Geljanin, duke thënë se nuk i pëlqen më asnjë nga djemtë në program përveç tij.

“Për momentin fokusi im je vetëm ti, ti je arsyeja pse po rri këtu”, u shpreh Sara teksa sytë i kishte të mbushur me lot.

Mirëpo Geljani nuk ju përgjigj në të njëjtën mënyrë, duke thënë se është i lodhur me fjalë dhe se kërkon vepra nga Sara. Ai tha se kërkon kohë dhe nuk u deklarua për Sarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat