E thyen akullin, Harry dhe Meghan urojnë Kate-n dhe William-in për 10-vjetorin e martesës

Mediale Vip

E thyen akullin, Harry dhe Meghan urojnë Kate-n dhe William-in për 10-vjetorin e martesës

Më: 30 prill 2021 Në ora: 09:15
Arkiv

Princi William dhe Kate Middleton festuan dje 10-vjetorin e martesës! Çifti mbretëror ndau postime romantike në rrjetet socuale, mes tyre edhe një video familjare me momente të ëmbla.

Sigurisht që Kate dhe William kanë marrë mesazhe të shumta në ditën e tyre të rëndësishme, por ai që u përfol më shumë ishte meszazhi i Meghan dhe Harry-t.

Sipas Hello!, Meghan dhe Harry përgëzuan William dhe Kate për 10-vjetorin e tyre dhe u dërguan urimet më të mira atyre, privatisht. Megjithëse nuk ishte specifikuar se ku ua dërguan mesazhin - përmes telefonit, postës elektronike, telefonatës në Zoom, një letre të shkruar me dorë - ky është një hap në drejtimin e duhur për rregullimin e marrëdhënieve të tyre.

Pasi u transmetua intervista me Oprah, reporterja mbretërore Katie Nicholl tha për Entertainment Tonight se William ishte "shkatërruar nga kjo intervistë" dhe kishte një problem të madh që Meghan dhe Harry e folën keq për Kate gjatë kësaj interviste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat