Dojna në një program televiziv me gjyshen? Përgjigjet moderatorja!

Mediale Vip

Dojna në një program televiziv me gjyshen? Përgjigjet moderatorja!

Më: 30 prill 2021 Në ora: 10:29
Dojna Mema me gjyshen

Moderatorja shumë e dashur për të gjithë Dojna Mema ishte e ftuar mbrëmjen e së hënës “Në Kurthin e Piter Pan”, ku u intervistua nga 12 gazetarët e vegjël.

Dojna Mema pati një rrëfim ndryshe për jetën e saj personale dhe profesionale, ku nuk munguan as pyetjet për gjyshen, të cilën tashmë e njohin të gjithë si “Gjyshja e Dojnës”. Gjatë rrëfimit për të Dojna zbuloi se gjyshja e saj është 80 vjeçe, ndërsa gjyshi 89 vjeç. Teksa moderatorja publikon në Instagram video të tyre duken një çift shumë i lezetshëm dhe model i një dashurie të madhe e cila zgjat shumë në kohë. Dojna tha se gjyshja ka qenë vetëm 13 vjeçe kur është njohur me bashkëshortin e saj.

Gjithashtu ajo zbuloi dhe një detaj shumë të bukur për publikun, “Gjyshja dhe gjyshi kanë 9 vite diferencë, mami dhe babi kishin 9 vite diferencë, dhe unë me të dashurin tim kam gjithashtu 9 vite diferencë”.

Ndërkohë ajo u pyet edhe nëse do ta shohim në një program televiziv me gjyshen,  “Jo, gjyshes i rri shumë mirë formati i webit, nuk do të kem një program me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat