Kur të mësoni pse grinden Dojna dhe Vlashenti, do të shkriheni së qeshuri!

Mediale Vip

Kur të mësoni pse grinden Dojna dhe Vlashenti, do të shkriheni së qeshuri!

Më: 2 maj 2021 Në ora: 07:36
Dojna Mema dhe Vlashent Sata

Dojna Mema dhe Vlashent Sata pranuan publikisht lidhjen e tyre në fund të vitit të shkuar, për ta nisur 2021 zyrtarisht si çift. Ata kanë 3 vite bashkë dhe për herë të parë janë njohur me njëri-tjetrin në një intervistë që Dojna i ka bërë Vlashentit, teksa ishte prezantuese në “Pop Culture”. Që nga momenti që e kanë bërë lidhjen publike ata të dy nuk kanë nguruar që të ndajnë me ndjekësit disa nga çastet më të bukura që kalojnë më njëri-tjetrin.

Sot, dyshja simpatike ka udhëtuar drejt jugut mirëpo Dojnës i ka mbetur qejfi për diçka: Partneri nuk i ka bërë asaj foto!

Po, siç e lexoni, kjo ka qenë edhe arsyeja që ata janë “grindur” në njëfarë mënyre me njëri-tjetrin.

Të gjithë këtë skenë na e ka treguar Vlashenti, i cili ngacmon partneren me humor, mirëpo Dojna vazhdon të qëndrojë e mërzitur dhe ankohet se ai s’i ka bërë asnjë foto.

Skenë tipike e çifteve, që në fakt duket shumë funny!

Megjithëse ka treguar që momentalisht s’mendon fare për martesë dhe ndonjëherë beson se s’do të martohet kurrë, moderatorja dhe partneri kanë marrë një tjetër hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat