“Si ka mundësi që i ke vajzat e shëmtuara?”- Përgjigja e Arjola Demirit do ju bëjë të doni më shumë veten

Mediale Vip

“Si ka mundësi që i ke vajzat e shëmtuara?”- Përgjigja e Arjola Demirit do ju bëjë të doni më shumë veten

Më: 2 maj 2021 Në ora: 12:59
Arjola Demiri

Arjola Demiri është një nga aktoret më të bukura në Shqipëri. Përveç shkëlqimit në filmat e shfaqjet shqiptare, 36 vjeçarja është edhe pjesë e programit të humorit “Portokalli” duke qëndruar kështu vazhdimisht në vëmendjen e publikut.

Ylli i kinematografisë, e cila është edhe nënë e tre fëmijëve, qëndron gjithashtu aktive në rrjete sociale.

Së fundmi, ajo na ka ngrohur zemrat të gjithëve me një mesazh që ka përcjellë së bashku me vajzën e saj Alesian. Një ndjekës i ka shkruar Arjolës: “Si ka mundësi që i ke vajzat kaq të shëmtuara dhe s’të kanë ngjarë hiç?”

Aktorja ja ka lënë vetë në dorë Alesias përgjigjen. Ajo e ka filmuar momentin kur i tregon mesazhin gjithë urrejtje të ndjekësit, dhe reagimi i të voglës është sa epik aq edhe emocionues.

Teksa merr një çakmak dhe e ndez, Alesia thotë me vetëbesim në anglisht: “Zjarri është ndezur!”.

Më pas ajo vazhdon: “Kush të pyeti? Tjetër: Nuk jam pasqyra jote. Nuk e di kush je ti. Më fal por ke nevojë për ndihmë! Gjëja më e bukur te njerëzit është truri i tyre dhe unë e kam një, kam edhe pamjen e jashtme. I kam të dyja kështu që mirupafshim!”

Mamaja e saj, Arjola, e aprovon këtë reagim dhe shkruan “Duajeni veten”. Padyshim kjo ishte përgjigjia që do ju bëjë dhe ju ta doni më shumë veten!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat