Engjëllusha Salihu flet për të gjitha: Paragjykimet, sukseset e jeta private!

Mediale Vip

Engjëllusha Salihu flet për të gjitha: Paragjykimet, sukseset e jeta private!

Më: 2 maj 2021 Në ora: 23:24
Engjëllusha Salihu

Engjëllusha Salihu debutoi në skenën muzikore 6 vite më parë, duke u bërë e pëlqyer që nga dalja e parë publike.

E tashmë kur njihet nga të gjithë, Engjëllusha tregoi të pathënat e jetës së saj në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Engji zbuloi detaje nga fëmijëria e saj, kohën kur Shyhrete Behluli ishte ne turne e detyrohej që të mungonte në shtëpi, e po ashtu për paragjykimet që ka përjetuar kur u bë pjesë e skenës muzikore.

Këngëtarja rrëfeu edhe për marrëdhënien e veçantë me gjyshen të cilën para pak dite e surprizoi në shtëpinë e saj.

Raporti mes tyre u forcua në fëmijërinë e Engjëllushës, pasi që gjyshja ishte ajo që është kujdesur jashtëzakonisht shumë për të.

Salihu foli edhe për jetën private duke treguar që nuk ka ndonjë të dashur në jetën e saj, e po ashtu u shpreh se këngëtarët nuk kanë flirtuar asnjëherë me të e arsyeja e kësaj sipas Engjëllushës është se në koncerte gjatë gjithë kohës është në shoqërinë e prindërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat