Billie Eilish thotë se të gjithë moshatarët e saj kanë përjetuar sjellje seksuale të papërshtatshme

Mediale Vip

Billie Eilish thotë se të gjithë moshatarët e saj kanë përjetuar sjellje seksuale të papërshtatshme

Më: 3 maj 2021 Në ora: 11:22
Billie Eilish

Në intervistën e fundit për Vogue, ku Billie është në kopertinë, këngëtarja foli për këngën “Your Power” – që i referohet një marrëdhënieje abuzive kundrejt një të mituri – ajo tha se të gjithë bashkëmoshatarët e saj kanë përjetuar një lloj sjelljeje të papërshtatshme seksuale.

“Kënga me të vërtetë nuk ka të bëjë me një person. Ju mund të mendoni, ‘është kështu sepse ajo është në industrinë e muzikës’. Jo. Është kudo. Unë nuk njoh një vajzë apo një grua që nuk ka pasur një përvojë të çuditshme ose përvojë vërtet të keqe.” – tha ajo.

Më vonë, shton:

“Nuk ka rëndësi se kush jeni, si është jeta juaj, më ke rrethoheni, sa të fortë jeni, sa të zgjuar. Gjithmonë dikush mund të përfitojë. Ky është një problem i madh në një botë me abuzime seksuale – vajza që janë të sigurta dhe me vullnet të fortë e gjejnë veten në situata ku janë viktimat.

Në fund, ajo thekson se "është kaq e turprshme dhe poshtëruese që të jesh në një pozicion ku pasi mendon që di kaq shumë, abuzohesh".

Kujtojmë se në fund të shkurtit, pas publikimit të dokumentarit të saj, u detajua marrëdhënia e saj e mëparshme me Brandon Quention Adams. Adams, i cili mban emrin "Q" dhe interpreton nën emrin e artit "7: AMP", u takua me Eilish në një nga koncertet e saj në 2018-n kur ajo ishte 16 vjeç dhe ai ishte 22.

Për shkak të diferencës së moshës, fansat e këngëtares e akuzuan Q për grooming. Grooming i referohet ndërtimit të një marrëdhënieje emocionale me një fëmijë apo të ri, për ta manipuluar, shfrytëzuar dhe abuzuar me të. Pas reagimeve, Billie tha:

"Për fansat: Mos harroni të jini të mirë me njerëzit, pavarësisht gjithçkaje. Ju dua dhe faleminderit që më mbroni, por tregohuni të sjellshëm."

Ndërsa ish-i dashuri iu përgjigj gjithë akuzave me një postim ku shkruante: "Ka gjithmonë dy anë në një situatë!"

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat