Bebe Rexha zbulon këngën e preferuar

Mediale Vip

Bebe Rexha zbulon këngën e preferuar

Më: 4 maj 2021 Në ora: 23:34
Bebe Rexha

Bebe Rexha zbuloi këtë muaj një surprizë të madhe që e kishte paralajmëruar prej kohësh. Ajo tregoi se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja publikoi një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihej e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

Së fundmi, gjatë një interviste për “Daily Telegraph”, autorja e hitit “Sacrifice” ka treguar këngën e saj të preferuar dhe arsyen pse.

“Kënga për të cilën jam krenare është “I’m a Mess” sepse e ndjeva se është Bebe më e sinqerta, dhe e vërteta. Prandaj doja të bëja një album që është zgjatim i kësaj kënge, ta bëj “I’m a mess” që të jetë në hip hop.“, tha Bebe.

Këngëtarja mori së fundmi një surprizë shumë të këndshme nga fansat e saj për albumin e ri. Ata i kanë dërguar në shtëpi një tufë me trëndafila të kuq dhe me një shënim emocionues, që e ka prekur shumë këngëtaren.

“Është nga fansat e mi. Thotë ‘urime për albumin e dytë. Jemi shumë krenarë për ty . Do të kemi për gjithë jetën’. Kam fansat më të mirë në botë. Kjo është shumë e ëmbël. Faleminderit. Ju dua shumë”, shprehet Bebe në videon e saj me lot në sy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat