Angelina Jolie rrëfen për kohërat e vështira, dhe ka disa këshilla për të gjitha gratë!

Mediale Vip

Angelina Jolie rrëfen për kohërat e vështira, dhe ka disa këshilla për të gjitha gratë!

Më: 5 maj 2021 Në ora: 16:37
Angelina Jolie

Angelina Jolie foli për momentet më të vështira në jetën e saj, duke treguar se si i kapërceu ato. Roli i fundit në film i Angelina Jolie është ai me të cilin, siç zbulon vetë aktorja, lidhet me jetën personale të aktores në disa mënyra.

Madje, Jolie beson se traumat personale që ajo përjetoi në jetën e saj e ndihmuan atë të përgatitej për filmin e saj të ri, Who Wish Me Dead.

Në një intervistë për Entertainment Tonight, aktorja 45-vjeçare zbuloi se ajo është ndjerë “e thyer” disa herë në jetën e saj, ashtu si karakteri i saj, Hannah Faber.

Gjatë intervistës për promovimin e filmit, Angelina Jolie tregoi disa periudha të jetës së saj personale në të cilat ndihej e palumtur. “Ne të gjithë kemi momente në jetën tonë kur ndihemi të thyer, dhe unë isha në një periudhë si kjo deri pak kohë më parë – pranoi Jolie – Unë kam përjetuar disa gjëra që më bënë të ndihem e shkatërruar.

Aktorja kujtoi gjithashtu ankthin që ndjeu kur nëna e saj, Marcheline Bertrand, vdiq në 2007 pas një beteje gati 8-vjeçare me kancerin e gjirit dhe te vezoret.

Për të gjitha gratë Angelina Jolie ka disa këshilla për të kapërcyer kohët e vështira, “Unë do të inkurajoja cilindo që të marrë hapin e parë dhe të përfitojë nga çdo mundësi që do ta ndihmojë të ndihen më mirë. Grave si unë ju them që të shkoni në një udhëtim, të shkoni diku. Dilni nga zona e rehatisë dhe sfidoni veten me diçka që nuk e ke provuar kurrë. Rizbuloni atë forcë të brendshme që keni brenda jush”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat