DJ Tiesto shpjegon origjinën e emrit të tij

Mediale Vip

DJ Tiesto shpjegon origjinën e emrit të tij

Më: 5 maj 2021 Në ora: 23:30
DJ Tiesto

Me siguri jeni në dijeni që Tiesto nuk është emri i vërtetë i DJ-it të famshëm, por a e dini nga lindi ai emër?

52 vjeçari foli në lidhje me origjinën e emrit të tij dhe se si ai filloi të hyjë në botën e muzikës.

“Pra, është me të vërtetë si diçka që unë kam sajuar. Kjo ishte si një trend në vitet e ’90-ta, që të gjithë DJ holandezë, donin të tingëllojnë italianë. Pra, ne të gjithë vendosim si një “O” prapa. Barcelo. Gizmo. Tiesto. Pra, e dini, ishte thjesht një gjë. Dhe pastaj mbeti”, tha ai.

Emri i vërtetë i Tiesto është Tijs Michiel Verwest.

Gjatë intervistës, ai gjithashtu u pyet pse dëshironte të bëhej DJ.

 “Epo, vetëm gëzimi që përjetoj kur luaj muzikë për njerëzit e tjerë. Për mua, është kaq e mrekullueshme”, tha ai.

Image
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat