Bebe Rexha tregon kohën kur prindërit nuk kishin mundësi t’i blinin një piano

Mediale Vip

Bebe Rexha tregon kohën kur prindërit nuk kishin mundësi t’i blinin një piano

Më: 6 maj 2021 Në ora: 16:22
Bebe Rexha

Sot ajo është një nga artistet më të famshme në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Por dikur Bebe Rexha përveç dëshirës për t’u bërë një yll i muzikës, nuk posedonte kushtet e mjaftueshme për të bërë si duhet rrugëtimin e saj artistik.

Në një intervistë të fundit për “Interview Magazine”, artistja me origjinë shqiptare ka treguar se si fëmijë kishte dashur të luante në piano, por prindërit e saj nuk kishin mundësi t’ia blinim.

“Kam luajtur në trumpetë për tetë vjet dhe isha në një grup xhazi. Kam filluar të mendoj për atë kohët e fundit sepse në disa nga këngët në album, si “Die Fo A Man”, kur këndoj meloditë e mia… Unë me të vërtetë mendoj se ato erdhën duke i rënë trumpetës. Doja shumë të luaja në piano, por prindërit e mi nuk kishin mundësi dhe nuk kisha si ta mësoja. Instrumenti i vetëm që mbeti falas për t’u mësuar në shkollë në New York City ishte trumpeta. Unë isha aq e trishtuar sepse kisha proteza në dhëmbë. Gjithmonë e doja Gwen Stefani dhe No Doubt”, ka thënë 31-vjeçarja.

Bebe Rexha (e lindur si Bleta Rexha) është rritur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka treguar se është shumë e lidhur me origjinën e saj dhe se si fëmijë, ajo dhe familja e saj kanë ardhur shumë shpesh për vizitë në shtëpinë e tyre në Dibër të Maqedonisë së Veriut.

Bebe Rexha nesër (e premte) nxjerr në shitje albumin e saj të ri “Better Mistakes”, i cili njëherësh është i dyti në karrierën e saj. / Diaspora Shqiptare 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat