Rita Ora bëhet brune dhe shfaqet me veshje 10 mijë euro

Mediale Vip

Rita Ora bëhet brune dhe shfaqet me veshje 10 mijë euro

Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:50
Rita Ora

Rita Ora guxon me stilin dhe ajo kurrë nuk ka pasur frikë ta tregojë këtë.

Dje, këngëtarja shqiptare u shfaq e mrekullueshme në një veshje të markës “Chanel” me vlerë 12,440 dollarë (afro 10,300 euro), ndërsa shijoi një natë në Sidnei për të festuar 100-vjetorin e parfumit ikonik ‘Nr.5’ të shtëpisë së modës franceze.

Ylli i muzikës pop ishte e veshur e gjitha në të zeza, me një veshje të përbërë nga një bluzë e zezë 6550 dollarëshe dhe pantallona gjysmë të tejdukshme, të cilat kushtojnë rreth 5890 dollarë.

Rita erdhi me një ndryshim drastik, pasi i ktheu flokët e saj në brune.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat