Archie feston sot 2-vjetorin e lindjes, ja se si e uroi familja mbretërore djalin e Princit Harry dhe Meghan Markle

Mediale Vip

Archie feston sot 2-vjetorin e lindjes, ja se si e uroi familja mbretërore djalin e Princit Harry dhe Meghan Markle

Më: 6 maj 2021 Në ora: 20:17
Meghan Markle dhe Princit Harry, Archie

Djali i Meghan Markle dhe Princit Harry, Archie, feston sot 2-vjetorin e lindjes. Me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, e gjithë vëmendja ishte tek qëndrimi që do të mbante familja mbretërore, por e para që e ka uruar të voglin ka qenë vetë Mbretëresha.

Në llogarinë zyrtare në Twitter, ajo shkroi për stërnipin e saj: “I urojmë Archie Mountbatten-Windsor një ditëlindje të 2-të shumë të lumtur“.

Postimi u shpërnda së bashku me një fotografi të Dukës dhe Dukeshës së Sussex me djalin e tyre, të shkrepur disa ditë pasi ai erdhi në jetë.

Duke pasur parasysh mungesën e fotove zyrtare të Archie të vogël, Kate Middleton dhe William janë detyruar të ripostojnë foton e tij të pagëzimit për t’i uruar ditëlindjen. E njëjta foto që ata përdorën në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat