Victoria Beckham thotë se grupi “Spice Girls” e frymëzoi Beyoncen

Mediale Vip

Victoria Beckham thotë se grupi “Spice Girls” e frymëzoi Beyoncen

Më: 6 maj 2021 Në ora: 23:04
Beyonce dhe Victoria Beckham

Victoria ka befasuar me deklaratën për Beyoncen.

Para se Destiny’s Child të bëhej i famshëm, kishte Spice Girls dhe sipas Victoria Beckham, ato frymëzuan Beyoncén.

Gjatë një paraqitje në podcastin “Breaking Beauty” ish- anëtarja e “Spice Girls” tha se ajo nuk flet më shumë për kohën e saj në grupin e vajzave të dashura megjithëse është shumë e vetëdijshme se sa ndikim kishin.

Beckham pastaj foli për takimin me mbretëreshën e pop-it, Beyonce.

“Unë u takova me Beyoncen disa vjet më parë dhe ajo në të vërtetë më tha: Ishte Spice Girls që më frymëzoi dhe më bëri të dëshiroj të bëj atë që bëj dhe më bëri krenare që jam vajzë dhe krenare që jam ajo që jam”, tha Beckham.

“Dhe kur dikush si Beyoncé, e cila është aq ikonike dhe një grua kaq e fortë, thotë se ajo ishte frymëzuar nga Spice Girls, unë mendoj se kjo është diçka”, shtoi ajo.

Flitet për “fuqinë e vajzave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat