Eduarti uron Arbanën për ditëlindje me foto që nuk i kemi parë ndonjëherë

Mediale Vip

Eduarti uron Arbanën për ditëlindje me foto që nuk i kemi parë ndonjëherë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 21:12
Eduarti dhe Arbana

7 majin, prej disa vitesh tashmë, Arbana dhe Eduarti e festojnë bashkë. Meqë kanë lindur në të njëjtën ditë, vit pas viti, kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të festuar.

Edhe miqtë, nga ana tjetër, surprizat i kanë çdo vit të ndryshme.

Stafi i programit “Dua të të bëj të lumtur” është ndër të parët që i uron ditëlindjen çiftit, kështu që edhe këtë herë, festa nis që në mëngjes në studiot e Top Channel, me mbledhjen e grupit të DUA-s.

Por festa ka nisur edhe në rrjet. Nëse për Arbanën, emocioni i kësaj ditëlindjeje është tek urimi për partnerin, ky i fundit, para se data të shënonte 7 maj, ka hapur arkivat.

Eduarti, regjisori dhe fotografi që tregon mjeshtëri me fotot e Arbanës, ka në arkivat e tij, edhe të tjera imazhe – ato që Arbana nuk do t’i postonte ndonjëherë dhe, ndoshta, nuk do donte t’i ndante kurrë me publikun.

“Kërcënimin” se do të hapë arkivat, Eduarti e ka nisur para disa orësh me një foto ku duket Arbana duke larë makinën: “Një nga punët që bën jashtë shtetit…” – shkruan Eduarti pas këtij imazhi, i cili, me siguri, do të përcillet edhe nga të tjerë pa lejen e moderatores.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat