Hemsworth i gatshëm të martohet përsëri

Mediale Vip

Hemsworth i gatshëm të martohet përsëri

Më: 7 maj 2021 Në ora: 22:38
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Aktori Liam Hemsworth në vitin 2019 kishte konfirmuar ndarjen nga këngëtarja Miley Cyrus, pas vetëm një viti martesë. Mirëpo, sipas raporteve të reja, aktori australian është gati që të bëhet bashkëshort, pasi është i dashuruar “kokë e këmbë” në të dashurën e re, Gabriella Brooks.

Sipas raportimeve të revistës amerikane “US Weekly”, dyshja është në lidhje goxha serioze. Gjërat kanë shkuar aq mirë në lidhje, shkruan “Us Weekly”, sa 31-vjeçari është duke menduar që t’i propozojë martesë modelistes 24-vjeçare.

“Ata nuk do ta bëjnë publike, por miqtë dhe familja e dinë se sa të afërt janë dhe se fejesa mund të ndodhë shpejt”, ka thënë një burim i afërt me dyshen.

Ani pse Liami ka kaluar nëpër momente të vështira shkaku i ndarjes së profilit të lartë me yllin Miley, ai ende beson në institucionin e martesës.

“Është gati që të jetë bashkëshort. Dëshiron që të ketë vetëbesim në lidhjen e tij me Gabriellan”, ka thënë burimi.

Modelistja është në lidhje me Liamin që prej dhjetorit të vitit 2019, vetëm pesë muaj pas ndarjes nga këngëtarja Miley Cyrus.

Në muajin shkurt, Gabriella kishte thënë se është në këmbë në tokë teksa është në lidhje me një aktor të famshëm.

“Kam përkrahje të madhe dhe vazhdimisht më tregon se çfarë është e rëndësishme”, ka thënë ajo.

Sipas një tjetër raporti të “Us Weekly” në dhjetorin e vitit 2019, Liami thuhej se ishte i lumtur që ka tejkaluar ndarjen e turbullt me Mileyn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat