Ja lista e personazheve të famshëm me të cilët thuhet se Rita Ora ka qenë në lidhje

Mediale Vip

Ja lista e personazheve të famshëm me të cilët thuhet se Rita Ora ka qenë në lidhje

Më: 8 maj 2021 Në ora: 07:15
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka një listë të gjatë me personazhet me të cilët është përfolur se është në një lidhje.

“The Sun” ka sjellë së fundmi një artikull për disa nga romancat më të përfolura të artistes shqiptare ndër vite.

Ju mund të keni dëgjuar për ta. Russell Crowe, Christian Bale, Sacha Baron Cohen dhe Isla Fisher janë vetëm disa nga të famshmit me të cilët thuhet këngëtarja shqiptare se ka qenë në një lidhje dashurie.

Në vitin 2018, ajo ka qenë në një lidhje afro katër mujore me aktorin e “Spider-Man”, Andrew Garfield. Ata u ndanë në mars të vitit 2019, pasi thuhet se ai donte një “jetë më private”.

Ditët e fundit, Rita po përflitet për një romancë të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi. Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”.

Së fundmi, artistja shqiptare u fotografua teksa drekonte bashkë me regjisorin dhe personazhe të tjerë të famshëm në Sydney.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat