Meghan Markle po “kryqëzohet” pasi publikoi këtë foto të djalit, por pse

Mediale Vip

Meghan Markle po “kryqëzohet” pasi publikoi këtë foto të djalit, por pse

Më: 8 maj 2021 Në ora: 11:00
Princ Harry dhe Meghan Markle, Archwell

Për të shënuar përvjetorin e dytë të djalit të tyre, Princ Harry dhe Meghan Markle ndanë një foto të ëmbël të tij. Fotografia u publikua në faqen zyrtare të Archwell ku shihej me një tullumbace në duar.

Por fansat e dukës dhe dukeshës së Sussex-it mbetën të zhgënjyer pasi humbën mundësinë për të parë portretin e vogëlushit.

Çifti e ka mbajtur Archie-n larg vëmendjes dhe madje edhe në postimet e tyre të mëparshme, Harry dhe Markle nuk e kanë zbuluar fytyrën e tij. “Pse shqetësohesh kur nuk mund t’ja tregosh fytyrën botës, përkundrazi ia kthen shpinën botës”, shkroi një përdorues në twitter.

Disa të tjerë i krahasuan imazhet e fëmijëve nga William dhe Kate duke thënë:

“Krahaso këtë foto bardhë dhe zi me kurriz të Archie, me fotot e bukura të Princit Louis & Princeshës Charlotte të lëshuara nga Dukesha e Kembrixhit!“. Që nga ardhja e Archie, Sussexes kanë lënë detyrat mbretërore për një jetë të re në Amerikë.

Familja po jeton në një rezidencë prej 11 milion £ në Kaliforni. Archie së shpejti do të bëhet një vëlla i madh, pasi Meghan është në pritje të një vajze.  Ata iu bënë thirrje dashamirësve që dëshironin të shënonin ditëlindjen e dytë të djalit të tyre për të dhuruar para për të paguar vaksinat Covid në vendet e pafavorizuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat