Pink tregon se kush këputë çdo ditë lule për të

Mediale Vip

Pink tregon se kush këputë çdo ditë lule për të

Më: 8 maj 2021 Në ora: 14:34
Pink

Këngëtarja Pink e cila ka vajzën 9-vjeçare Willow dhe djalin 4-vjeçar, Jameson, ka thënë se është djali ai që e bën çdo herë të ndihet shumë mirë, duke i treguar asaj se sa e bukur është.

Këngëtarja amerikane 41-vjeçare ka thënë se djali Jameson i dhuron asaj vazhdimisht lule dhe e quan “bukuroshe”.

“Në shtëpi ai është magjepës, këputë lule çdo ditë për mua dhe me quan bukuroshe”, ka thënë Pink.

Image

Ndërkohë, Pink së fundmi ka ingjizuar një këngë me vajzën e saj Willow në përpjekje për të sjellë, siç ka thënë, “ëmbëlsi dhe ngrohtësi” për botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat