Princi William reagon kundër Meghan Markle dhe e gjitha për shkak të Kate Middleton

Mediale Vip

Princi William reagon kundër Meghan Markle dhe e gjitha për shkak të Kate Middleton

Më: 8 maj 2021 Në ora: 15:21
Princi William, Kate Middleton dhe Princ Harry

Sipas raporteve, Princi William “nuk e toleron” Meghan Markle, pas akuzave që ajo ka bërë ndaj Kate Middleton. Duka i Kembrixhit thuhet se është bërë “mbrojtës” i dukeshës së Kembrixhit pas intervistës shpërthyese për Oprah Winfrey.

Meghan bëri një seri pretendimesh të jashtëzakonshme në intervistën 1 orë e 25 minutëshe së bashku me burrin Princ Harry, Duka i Sussex. Por thuhet se William nuk mundi të rrinte pa reaguar  në lidhje me ato që Meghan ka shprehur.

Mbështetësi i Aston Villa, William, Duka i Kembrixhit, ka thënë se gruaja e tij Kate u përpoq ta ndihmonte Meghan në fillim, por kjo “nuk ishte e mjaftueshme”. “E para dhe më e rëndësishmja, William nuk mund të pranojë mënyrën se si Meghan e ka trajtuar gruan e tij”, ka zbuluar një burim.

Raportet kanë dalë ndërsa Meghan po përgatitet të nxjerrë librin e saj debutues. Dukesha e Sussex ka shkruar një libër në lidhje me marrëdhëniet e djemve me baballarët e tyre.

Ajo u frymëzua nga lidhja e partnerit të saj, Princ Harry me djalin e tyre Archie. Publikimi do të dalë në shitje më 8 qershor dhe përmban punë nga artisti i vlerësuar Christian Robinson, me dukeshën që rrëfen librin audio.

Angela Levin, biografja e Princit Harry, tha: “Edhe një herë kemi hipokrizinë e Meghan dhe Harry duke thënë një gjë, por duke mos e bërë vetë.

“Unë nuk e di se si mund të shkruash për një djalë apo një baba, kur nuk ke folur me babanë tënd për vite me radhë. Është e jashtëzakonshme.”

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat