Këngëtari shqiptar e pranon hapur: Nuk kam stil, vesh rrobat e gruas

Mediale Vip

Këngëtari shqiptar e pranon hapur: Nuk kam stil, vesh rrobat e gruas

Më: 9 maj 2021 Në ora: 06:32
Genc Salihu

Genc Salihu është një këngëtar mjaft i njohur në gjithë trojet shqiptare. Po aq i talentuar sa Genci është edhe vëllai i tij, Arbëri, i cili merret me muzikë. Përpos talentit në muzikë, ata të dy janë vlerësuar gjithmonë edhe si artistët më me stil në paraqitje. Por mbrëmjen e sotme në emisionin “Soiree”, Genci e ka pranuar se Arbëri ka më shumë stil se ai.

Madje Genci ka treguar se shpesh vesh edhe rroba të bashkëshortes së tij, Kaltrinës, sepse nuk i kushton shumë rëndësi pamjes.

“Unë jam krejtësisht pa stil, komplet unë jam idiot, ndërsa Arbëri është e kundërta. Ky është super stil, plus edhe Kaltrina gruaja ime është njësoj, për shembull këto (pantallonat) janë të Kaltrinës, këto (çorapet) janë të Arbërit, kjo (bluza) është e Kaltrinës. Këto (syzet) janë të miat, 5 euro në Ulqin para 10 viteve”, tregoi Genc Salihu.

Ndër të tjera Genci dhe Arbëri kanë folur edhe për gjërat që nuk pëlqejnë tek njëri-tjetri. Arbër Salihu ka treguar se në fakt Genci nuk i pranon kritikat, ndërsa ky i fundit më shumë sesa një kritikë i dha një këshillë. Sipas Gencit, Arbëri nuk e di vërtet sesa këngëtar i talentuar është dhe nuk duhet të mendojë kaq shumë, por të relaksohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat